Aktualitet

Zhvati 200 milionë lekë duke u hequr si investitore, arrestohet 49-vjeçarja në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:01 - 08/12/20 |
mapo.al

Tiranë – Një 49-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka mashtruar qytetarët duke u hequr si investitore.





Mapo mëson se bëhet fjalë për Adelina Haxhiraj.


Haxhiraj, e dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, i merrte qytetarëve shuma të konsiderueshme parash duke iu premtuar apartamente me klering apo ndërtim.




Policia raporton se 49-vjeçarja ka përftuar 200 milionë lekë të vjetra nga personat që kanë rënë pre e mashtrimit.


Ndaj saj rëndojnë tashmë akuza për mashtrim, falsifikim dokumentesh, fshehje të të ardhurave dhe mospagim taksash dhe tatimesh.


Njoftimi i Policisë:

Finalizohet pas një punë disa mujore, operacioni i koduar “Investitori”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Hiqej si investitore dhe i merrte shuma të konsiderueshme shtetasve të ndryshëm, ndalohet 49-vjeçarja. 49-vjeçarja e ndaluar me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Mashtrimi”.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderushme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasja:  A.H., 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi. 

Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo paisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“,“Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. 

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas