Aktualitet

Zhvati vajzën e pacientes me COVID, del nga burgu sanitarja Tire Alldervishi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:34 - 16/07/21 |
mapo.al

Është liruar nga burgu Tire Alldervishi, sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” e cila u arrestua pasi mori ryshfet nga vajza e një pacienteje me koronavirus.






Ndaj saj eshte caktuar masa “arrest shtepie”.


Alldervishi, sanitare në spitalin COVID 2 u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj.







Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.



Më 11 mars, Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit.



Nga masa arrest me burg, dy infermieret u liruan nën masën detyrim paraqitje.

Po kështu Apeli liroi më herët dhe një sanitare dhe infermiere, të spitalit “Shefqet Ndroqi”, më konkretisht infermieren Sidorela Kola dhe sanitaren Rukie Hoxha.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas