Aktualitet

Zhvendoset tregu i rrobave nga Pallati me Shigjeta, Veliaj: Çdo çiban i mbetur fyerje për Tiranën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:26 - 21/04/20 |
mapo.al

Pas rikonstruksionit të rrugës me të gjitha standardet nga Vaqarri deri tek Pallati me Shigjeta, Bashkia e Tiranë ka nisur nga puna për zhvendosjen e tregut 500 metra ku komuniteti rom e ka pagesën ZERO dhe distancën me pashë.


Lajmin e mirë e dha vetë kryebashkiaku Veliaj i cili ka publikuar edhe pamjet nga ky transformim që ka nisur, i cili jo vetëm që do të transformojë këtë zonë, por do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonominë e vetë familjeve rome që tregojtojnë.


“Rruga P. Shigjeta-Kombinat-Vaqarr është bërë fringo e re! Çdo çiban i mbetur është fyerje për Tiranën, sidomos tregje rrobash të përdorura me tezgat ngjitur në kohë pandemie.


Nis puna për zhvendosjen e tregut 500m ku komuniteti rom e ka pagesën ZERO dhe distancën me pashë. Askush nuk do lërë komunitetin rom pa treg. I riu, më i madh e më shumë hapësirë vetëm pak metra larg!


Por askush gjithashtu nuk duhet t’i përdorë si mish për top për gjobat e ditës ndaj administratës së qytetit që as i kanë hije në 100-vjetor e në kohë pandemie këto çudi urbane”, shkruan Veliaj.

 


Etiketa: , , ,

Pas