Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri është vendosur gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike, kryesisht për paraqitjen ekstravagante dhe stilin me të cilin përcjell tek publiku i gjerë krijimet muzikore. Së fundmi, ajo është shfaqur tejet provokative e sensuale.
Në një fotografi të realizuar nga Armand Sallabanda, Dafina shihet me të brendshme të zeza, cigare në dorë dhe e mbështetur mbi parvazin e një ballkoni. Pa dyshim që tatuazhet e shumta dhe pamja meditative e bëjnë atë akoma dhe më joshëse.