“Nuk mund të pësohen gola të tillë. Futbollistët nuk kanë dëshirë të luajnë, nuk është problem skeme“, – tha trajneri Ardian Mema pas humbjes ndaj Bylisit në Ballsh me rezultatin 3-1. Një akuzë indirekte për lojtarët e tij që nuk u paraqitën si duhet në takimin në Ballsh ndaj Bylisit.
Tirana ka dalë sot në stërvitje në kompleksin stërvitor “Selman Stërmasi” dhe trajneri Ardian Mema nuk është i pranishëm. Numri një i stolit nuk është pranë lojtarëve, ndërsa seanca stërvitore po udhëhiqet nga tekniku Erjon Xhafaj. Ky i fundit iu bashkua stafit me dëshirën e Memës.
E ardhmja e trajnerit nuk është vendosur ende, ose të paktën nuk ka një njoftim zyrtar. Mema ka mosmarrëveshje me presidentin Refik Halili, pasi ky i fundit do ta shkarkojë, ndërsa trajneri nuk largohet, pasi do të dëmshpërblehet. Situata është krejtësisht e paqartë, pritet që klubi të dalë me komunikatë zyrtare.