Nga Rovena Shuteriqi
Zhytur dehjeve
E dehur u zgjova, si nga një.ëndërr,
s’di sa puthje kisha gëlltitur,
sa prekje e ledhatime rrufitur,
trupin të “drobitur” nga valë shpërthimi!
Mes skenash erotike, kujtimet lundronin,
tallazet gjithë kurmin më përshkonin,
nga dehja, s’po dija ku ankoroja,
dehja s’më linte aspak të llogjikoja!
U zhyta përsëri në kupa pijesh,
i pija me fund si eremit shkretëtire,
gjeja oaze e s’doja të ikja,
kjo dehje më pëlqeu e s’doja t’ia dija!
Zjarr syve, prush buzëve…
Dhe shiu binte, kaq butshëm, atë mbrëmje,
s’mbanim as çadër, as mushama hedhur,
prej dore ecnim, s’kuptonim ç’na ndodhte,
unë ndjeja ngrohtësinë, dalë trupit tënd, vjedhur!
E kokën mbështeta, supit tënd të lagur,
flokët m’i puthje, thua lule kishin çelur,
qëndrove e mbi trupin tënd më mbështete,
zjarr syve e prush buzëve, ti mua më dogje!
Nga Fiqirete Kukli
***
Ky shi i vjeshtës si muzikë
e gjethet kthehen në tastierë
ky diell, duket s’do të ikë
pika – pika do të bjerë
Unë rri nën gjethe dhe këndoj,
me blirin bëjmë një duet
e zërat tanë fluturojnë
si pikat përmbi det..
Ma riktheni atdheun
Ma ktheni Atdheun
Ma ktheni të buzëqeshur
Ma ktheni pa lot
Ma ktheni të plotë
Ma doni Atdheun
Ma përshëndesni çdo ditë
Flokët m’ja krihni ndër kreshta
M’ja puthni sytë
E dua Atdheun
E dua pa kufij
Ma riktheni të gjithin
Ma lini me bij..
Nga Rozeta Kreste
Qofsh lavdruar per kohën e shkuar
Si me shkele ne shpirt papritur,
Atje ku ngrita nje shtepi
Ci bere syte kujt ja shite
Si munde te me lesh pa sy?!
Per ty do falja mbreterite
Zemren e nxora jashte per ty
Me gjoks i prita stuhite
E s’di c’do beja me per ty.
Si mund te shkelja bese e nder
Ungjillit vene doren time,
Me lotin sumbull nen qerpik
Thermova dhembjn ne therime.
Per ty dhe vdekjen do ta vdisja
Ty s’te shkembej me asnje cmim
Ne qimitere me qef do zbrisja
Sa te perdhosja emrin tim.
Tani ti fle e shikon endra
Gjalle a vdekur je,nuk di!
Mbi pende fli apo mbi perla
Po s’dhembi s’eshte dashuri.
Digjet qiriri bri dritares
Ashtu ngadale si imi shpirt
E njeri tjetrit i qajme hallet
Ashtu ne heshtje natyrisht.
Qofsh lavderuar per kohen e shkuar
Kur me gjithe shpirt me thire shpirt
Dallget kur me mbajte ne duar
Kur e gjithe bota jona ish.
Bekuar qofsh ne jete te jeteve
Mallkimit vete iu bere fli
Kur shtratin ndave me urrejtjen
E ferra mbolle ne tendin shpirt.
Nga Angela Kosta
“Sinfonia e gdhendur”
Nè qiell tè hapur
filloi simfonia e padëgjuar
me nota të frikshme
saqè dhe vet deti u rebelua.
Valët filluan kèrcimin
e pamèshirshèm, me tërbim
në breg shpurèn
pëshpëritjet pa klithma
tè engjëjve të vegjël
këmbëzbathur
tè lagur nga lotèt e shpirtit
me buzëqeshje tè fikur
ahtu sikurse vajza e vogël
bèrè njèsh me nënën e re
me gjinjt prej mermeri.
Në qiellin e hapur
aty ku vdekja e shpresës u pèrhap
në gjuhë të huaj
soneti i një anijeje
mbeti i gdhendur pèrgjithmonè
në pasqyrën e detit të zi.