Këngëtari i njohur Robert Berisha ka humbur sot një prej personave më të shtrenjtë të jetës.
Në llogarinë në Instagram, Roberti e ka dhënë vetë lajmin e hidhur se mamaja e tij, Teuta, është ndarë nga jeta.
Këngëtari ka publikuar një fotografi me të ëmën, krahas së cilës zgjedh të mos shkruajë shumë fjalë dhe ta mbajë për vete pikëllimin e madh.
“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”
View this post on Instagram
Në fakt, Roberti ka treguar më herët se mamaja e tij Teuta po luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë.
Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar sot jetë ndërsa ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së tyre!
Madje, që para se të lindte vajza e tij, Renee, e ëma i ishte nënshtruar kimioterapisë ndërsa këngëtari lutej që gjithçka të shkonte mirë dhe ai ta kishte për shumë vite pranë mamanë e tij.