Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sidrit Bejleri ka ndarë lajmin e trishtë e ndarjes nga jeta e vjehrrit të tij dhe pikërisht në këto ditë ku nuk mund t’i bëhët as një ceremoni mortore siç e do tradita.
“Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë. Në këto ditë të trazuara, kur as ceremonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)!
Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.
Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin!”, shkruan Sidrit Bejleri.