Saturday, June 10, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ziadin Sela: Bllokojmë parlamentin maqedonas nëse nuk kalon “Shtetësia”

by mapo.al
01/07/2021
in Aktualitet, Rajoni
0

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” kryetari i partisë “Aleanca për Shqiptarët” Ziadin Sela, i cili ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara, thotë i bindur se ligji i propozuar nga forca politike që ai drejton si dhe partia Alternativa, do të miratohet nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut.

Ky projektligj, megjithëse u pranua nga Lidhja Social Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev, nuk po futet për debat parlamentar, kjo për shkak se opozita maqedonase ka paralajmëruar bllokimin, nëpërmjet procedurash të tejzgjatura parlamentare që zvarrisin votimin e tij.



Sela e sheh këtë si një lojë politike me qëllimin siç thotë ai, që ligji të mos miratohet para zgjedhjeve lokale parashikuar të mbahen në tetor. Por kreu i “Aleancës për Shqiptarët” paralajmëroi se çdo përpjekje për bllokim të ligjit do ta detyronte opozitën shqiptare të aktivizonte mekanizmat e bllokimit të parlamentit.

Ziadin Sela thotë se nuk i di shifrat e sakta se për sa persona bëhet fjalë që nuk kanë nënshtetësi, por thotë se për të “do të ishte sukses i jashtëzakonshëm edhe nëse ky ligj do të shërbente për të zgjidhur hallin qoftë edhe të një qytetari të vetëm”.

Sela foli edhe mbi procesin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut parashikuar të niste në muajin prill. Censusi zhvillohet për herë të parë pas rreth 20 vitesh dhe për shkak të pandemisë u vendos shtyrja e tij për në muajin shtator.

Për kreun e “Aleancës për Shqiptarët” pandemia ishte një pretekst, duke e mbështetur këtë arsyetim tek një aksion politik i opozitës maqedonase para shtyrjes, e cila mblodhi firmat në mënyrë që censusi të anulohej. Shtyrja thotë Sela ka krijuar zhgjënjim të diasporës, procesi për regjistrimin elektronik të së cilës po vazhdon.

Ziadin Sela foli dhe mbi vendimet e sistemit të drejtësisë lidhur me sulmin ndaj parlamentit më 27 prill të vitit 2017, gjatë të cilit ai vetë mori dëmtime të rënda. Sipas kreut të “Aleancës për Shqiptarët” vendimet gjyqësore nuk e kanë arritur qëllimin për të dhënë drejtësi mbi ngjarjen. Ai thotë se shumë aktorë politikë nuk janë përgjigjur ende për ata çka ndodhi 4 vite më parë./ Zëri i Amerikës

Tags: Censusi ne Maqedonine e VeriutLigji për shtetësinëMaqedonia e VeriutZëri i AmerikësZiadin Sela

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Rama jep lajmin: Përfundon ura e fundit në Bypass-in e Vlorës

Rama jep lajmin: Përfundon ura e fundit në Bypass-in e Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In