Sport

Zidane te Reali, transferimi i parë kushton 50 milionë euro






               Publikuar në : 11:13 - 14/03/19 |
mapo.al

Mbrojtësi brazilian i Portos, Eder Militao, do të jetë transferimi i parë i Zinedine Zidane te Real Madrid. “Los Blancos” po përgatiten për një verë revolucionare në tregun e transferimeve.


Dështimet në të treja kompeticionet kampionat, kupë dhe Champions League e detyruan Florentino Perezin që të rikthejë Zinedine Zidanen në krye të skuadrës, dhe menjëherë kanë nisur të bëjnë planet për transferimet e verës së vitit 2019.

Mediat në Spanjë raportojnë se Eder Militao i Portos, do të jetë transferimi i parë i Real Madridit gjatë merkatos së verës. Militao, do t’i kushtojë Realit plot 50 milionë euro, por gjithsesi shihet si një garanci për prapavijën madrilene.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në fund të muajit mars, dhe kompletimi i transferimit pas përfundimit të këtij sezoni.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas