Kronika

Zinxhiri infektues – Koronavirusi u përhap në 25 qytete gjatë 24 orëve të fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:02 - 08/08/20 |
mapo.al

Prej disa ditësh Shqipëria vazhdon të ketë një zinxhirë infektues me koronavirus mjaft të lartë nga veriu në jug.


Çdo ditë raportohen mbi 100 të prekur, duke shënuar edhe shifër rekod me të infektuar ditorë siç ishte ajo e ditës së mërkurë me 139 raste pozitive brenda 24 orëve.


Sot Ministria e Shëndetësisë raportoi 124 raste pozitive me COVID-19. Ajo që bie në sy është shpërndarja e infeksionit në plot 25 qytete të vendit.


Rastet e reja u konfirmuan më konkretisht në qytetet si: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos. 


4 ishte numri i viktimave sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 193. Ndërkohë, 116 pacientë ndodhen në trajtim spitalor, prej të cilëve 19 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.


LEXO EDHE: 

Situata shqetësuese, 124 raste të reja dhe 4 viktima nga koronavirusi


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas