Kronika

Zjarr gjatë natës, humbin jetën burrë e grua në Pukë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:01 - 08/04/19 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur gjatë natës në fshatin Breg të Pukës, ku një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët. Mediat raportojnë se si pasojë, kanë humbur jetën burrë e grua, ndërsa për fat të mirë 4 fëmijet e tyre kanë shpëtuar duke u hedhur nga dritarja. 4 fëmijet kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë në gjendje të mirë pasi kanë marrë vetëm dëmtime të lehta. Fëmijët mësohet se kanë nxjerrë nga banesa gjyshen e paralizuar.


Të afërm të viktimave pasi kanë parë flakët kanë shkuar tek banesa për t’u interesuar. Burri dhe gruaja që nuk i mbijetuan zjarrit, mësohet se janë 40-vjeçari Petrit Ndoj dhe 35-vjeçarja Dava Ndoi, të cilët flinin në katin e dytë të banesës.


Alarmin për zjarrin e ka dhënë 82-vjeçari Pal Ndue Gjoni i cili thotë për mediat “Ajo që më ndodhi mua mos i ndodhtë askujt” U gëzova kur pashë fëmijët që kishin dalë në oborr. Të moshuarit i kishte dalë gjumi pasi kishte dëgjuar tjegullat që kërcisnin. Mësohet se 82-vjeçari është me probleme kardiake ndërsa gruaja e tij është e paralizuar. Dy të moshuarit janë strehuar te të afërmit e tyre në një tjetër fshat.



Pukë/Informacion Paraprak


Me datë 08.04.2019, rreth orës 03.45 në Pukë, në banesën e shtetasit P. N ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën shtetasit P. N. 46 vjeç dhe bashkëshortja D. N. 35 vjeçe, ndërsa 4 fëmijët e tyre të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave si dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit


Etiketa: ,

Pas