Një zjarr i madh ka “pushtuar” shtetin fqinj. Mediat greke kanë publikuar pamje nga zonat e shkrumbuara, që kanë rrezikuar jo pak jetët e qytetarëve.
Siç shihet nga pamjet, zjarri dhe shtëllungat e tymit kanë mbuluar gjithë ishullin Evia, i cili ndodhet shumë pranë Athinës. Për shkak të flakëve të mëdha, janë evakuuar disa zona, ndërsa kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë 8 persona, të cilët kanë probleme serioze me frymëmarrjen.
Situata ndodhet jashtë kontrollit, ndaj dhe Greqia ka kërkuar ndihmën e vendeve të BE për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme. Të parët që kanë reaguar kanë qenë Italia dhe Kroacia, të cilat kanë nisur me urgjencë aeroplanë drejt Greqisë.