Zjarret nuk kanë të ndaluar në vend. Një zjarr i përmasave të fuqishme ka rënë në këto momente në afërsi të fabrikës së çimentos në fshatin Zallë në Fushë-Krujë. Mësohet se disa banesa dhe një biznes aty pranë rrezikojnë të digjen. Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës ndodhen në terren dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar për shuarjen e vatrave të flakëve.