Arkiva

Zjarr në anije në Kaliforninë e jugut, mbi 34 të zhdukur






               Publikuar në : 08:42 - 03/09/19 |
mapo.alm

Roja Bregdetare amerikane thotë se 34 persona figurojnë të zhdukur pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu një anije të vogël me polumbarë në brigjet e Kalifornisë jugore.


Media lokale njofton se zjarri shkaktoi disa të vdekur, por Roja Bregdetare nuk mund të konfirmonte ende njoftimin.



Sipas zyrtarëve të Rojes Bregdetare, pesë pjesëtarë të ekuipazhit u shpëtuan pasi shpërtheu zjarri në anijen që përdoret nga operatorët e tureve për zhytësit në Ishullin Santa Kruz, në brigjet e qytetit Santa Barbara.

Zyrtarët thonë se vazhdojnë kërkimet për personat që figurojnë të zhdukur.

Sipas zyrtarëve, pasagjerët po flinin në mjediset e brendshme të anijes kur shpërtheu zjarri të hënën në mëngjes./VOA


Etiketa: , , ,

Pas