Kronika

Zjarr në banesat sociale në Shkozë, fëmijët ishin duke luajtuar me çakmak


Një zjarr ka rënë në një prej banesave sociale në Shkozë, duke shkaktuar panik tek banorët. Në kuzhinën e një prej apartamenteve dyshohet se ka patur rrjedhje gazi dhe flakët janë përhapur me shpejtësi. Banorëve u është dashur që të vrapojnë nëpër shkallë për të mos u asfiksuar. Zjarrëfikëst kanë arritur të vënë në kontroll flakët, duke mos lejuar përhapjen e tyre.

Burime nga zjarrëfiksja bëjnë me dije se shkak ka qënë pakujdesia e fëmijëve, të cilët ishin duke luajtur me çakmak.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në Shkozë ka rënë zjarr në një banesë sociale i cili është fikur nga shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas