Rinisin zjarret në Delvinë dhe Finiq. Nga flakët e mëdha rrezikohen seriozisht banesat dhe disa krerë bagëtish, si dhe pemë frutore në fshatin Kardhikaq.
Zjarri është tejet i madh, saqë është e pamundur të përballohet nga zjarrëfikësit. Për shuarjen e zjarreve nevojitet ndërhyrje nga ajri.
Duhet thënë se zjarret në zonën e Delvinës vijojnë prej disa ditësh.