Një ndërtesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu” ku “BalkanWeb” raporton se zjarri është i përmasave të mëdha.
Dy zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e zjarrit.
Bëhet me dije se po punohet intensivisht për izolimin e flakëve.
Nuk dihen paraprakisht shkaqet e rënies së zjarrit. Nuk ka të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale.