Aktualitet

Zjarr në magazinën e materialeve zgjedhore në Lundër, ja çfarë është djegur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:36 - 16/07/21 |
mapo.al

Një zjarr ka përfshirë këtë mbrëmje një magazinë shtetërore në Lundër. Mësohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.






Siç raportohet, në magazinën e përfshirë nga zjarri ruheshin materiale zgjedhore, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll nga 4 autobotë zjarrfikës.


Mësohet se nga zjarri janë djegur disa bateri makinash dhe karrige, por nuk janë dëmtuar dokumente. Ndërkohë, policia thekson se dyshohet që zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë e disa baterive.







Njoftimi i Policisë
Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.



Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.



Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas