Aktualitet

Zjarr në një banesë në Lezhë, shpëtohet e moshuara














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:30 - 23/03/21 |
mapo.al

Një banesë në katin e dytë të një ndërtese 5 katëshe në lagjen “Skenderbeg” të Lezhës është përfshirë nga flakët, mëngjesin e sotëm.






Flakët që dyshohet se u shkaktuan nga një shkëndijë elektrike u përhapen fillimisht në kuzhinë, ndërsa në banesë ndodhej vetëm një e moshuar.


Kjo e fundit u nxor shpejt pasi zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje duke izoluar edhe vatrën që rrezikonte të përhapej në pjesën tjetër të godinës ku ndodhen edhe zyrat e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve.







Fatmirësisht e moshuara nuk ka pësuar lëndime, por vetëm sa është traumatizuar, ndërsa policia që mbërriti në vendngjarje nisi edhe hetimet.




Për fat të mirë, ndërtesa që u përfshi nga flakët ndodhej në anë të rrugës kryesore, çka lehtësoi mbërritjen e shpejtë të zjarrfikësve që bënë edhe shuarjen e flakëve.

Lexo edhe :  Tiranë/ Zjarr në një pallat, nënë e bir hidhen nga dritarja, 1 viktimë


1


Etiketa: , , ,

Pas