Aktualitet

Zjarret/ Dritan Leli del në terren më në fund: Po shohim një dritë shprese














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:07 - 01/08/21 |
mapo.al

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka dalë mëngjesin e kësaj të diele në terren, për të parë nga afër situatën e zjarreve.






Leli shkruan se ndërhyrja nga ajri është një sinjal shprese për të bërë të mundur shurjen e vatrave të zjarrit, dhe për të stabilizuar situatën e rënduar veçanërisht në zonën e Karaburunit.


Kritikat kanë qenë të shumta drejt Lelit për mungesë reagimi institucional, pasi zjarret në zonën e Karaburunit dhe Tragjasit vijojnë prej më shumë se një jave.







Postimi i Lelit:



Nga Dukati, po shohim këtë mëngjes një dritë shprese që njësoj si për natyrën vlen edhe për sakrificën e atyre dhjetëra djemëve të Zjarrëfikëses, Ushtrisë, përfaqësuesve të Zonave të Mbrojtura dhe Bashkisë Vlorë.



Mbërritja e helikopterit të Forcave të Armatosura, për të ndërhyrë në fikjen e zjarreve nga ajri, ka filluar të stabilizojë gradualisht gjendjen e rënduar që përfshiu Karaburunin në ditët më të nxehta të korrikut.

Lexo edhe :  Blindohet Vlora, policia dhe FNSH kontrolle për persona në kërkim

LEXO EDHE:

Denoncimi i aktivistit: Tymi e flaka kanë rrethuar Vlorën, Leli ikën me pushime

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas