Aktualitet

Zjarret/ Holanda dërgon 2 helikopterë, Çekia 1, mbërrijnë të premten














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:19 - 04/08/21 |
mapo.al

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada e Holandës në Tiranë, bën me dije se autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë.






Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë “Chinook”.


”Chinook”-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira.







Ambasada bën me dije se për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqiptare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike.



Helikopterët “Chinook-s, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë.



Po ashtu edhe Republika Çeke po vë në dispozicion edhe një helikopter të zjarrfikësve.

Franca, Qiproja dhe Sllovenia po dërgojnë gjithashtu pajisje. BE vazhdon të ndihmojë në luftimin e zjarreve në pyje në Greqi, Itali, Turqi dhe gjetkë në Ballkan.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas