Aktualitet

Zjarret/ Mbërrijnë në Rinas tre helikopterët nga Holanda e Çekia (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:56 - 06/08/21 |
mapo.al

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 3 helikopterë, nga Holanda dhe Çekia, pjesë e mbështetjes që dy vendet po I japin Shqipërisë, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, për shuarjen e zjarreve në territorin e Shqipërisë.






Mjetet u pritën në aeroportin “Nënë Tereza” nga zv/ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, përfaqësues të ambasadave përkatëse, Shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Alexis Hupin.


Zv/ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici falenderoi në emër të qeverisë shqiptare dy vendet për ndihmën e dhënë në këto ditë të vështira, ndërsa njoftoi se puna e helikopterëve do të nisë nesër në mëngjes herët.









Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako shprehu mirënjohjen për përgjigjen në kohë të shpejtë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, duke vënë në dukje se situate ka qenë e rënduar veçanërisht në gadishullin e Karaburunit, pikërisht në kufi me Parkun Kombëtar të Llogarasë.



Shefi politik i delegacionit të BE, Alexis Hupin tha se ndihma që vjen nga Bashkimi Europian është shenjë e solidaritetit evropian.

Kjo është një shprehje e solidaritet të Bashkimit Evropian dhe duam t’i qëndrojmë në krah të Shqipërisë në këto momente. Jemi këtu për të mbrojtur jetët e njerëzve që po preken nga këto zjarre dhe gjithashtu bukuritë e natyrës shqiptare. Nesër fillon puna me helikopterin”, u shpreh Hupin.

Nga Çekia mbërriti helikopteri i parë, nga 3 që pritet t’i bashkohen flotës së ndihmës për shuarjen e flakëve.

Bashkë me helikopterët, pjesë e ndihmës janë edhe mbi 50 forca ushtarake të specializuara në fushën e emergjencave civile, të cilët do t’i bashkohen efektivëve shqiptarë që prej ditësh janë në përpjekje të pandërprera për shuarjen e flakëve në disa zona të Shqipërisë.

Bashkimi Evropian aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për t’u ardhur në ndihmë disa prej shteteve më të prekura nga zjarret si: Shqipëria, Italia, Greqia e Maqedonia e Veriut.

<
>
Helikopteret ne rinas25 Helikopteret ne rinas24 Helikopteret ne rinas3 Helikopteret ne rinas2 Helikopteret ne rinas1 zv ministrja e mbrojtjes Helikopteret ne rinas
1


Etiketa: , , , ,

Pas