Pas zjarreve të mëdha në veri-lindje të Athinës, janë shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe materiale. Dyshohet se ka viktima shqiptare. News24 raporton se mendohet se dy fëmijë shqiptarë kanë ndërruar jetë.
Ambasada shqiptare në Athinë së fundmi raporton se është gjetur e shkrumbuar makina e një shqiptari.
BalkanWeb raporton se makina i përkiste një të riu nga Tepelena, por nuk dihet nëse trupi i shkrumbuar në makinë është i tij.
“Ankesat ndaj shtetit janë të mëdha pasi nuk mundën të parandalonin një katastrofë të tillë. Njerëzit kanë mbetur në kurthin e zjarrit në përpjekje duke u larguar. Zjarri është shuar në det, ka kaluar të gjitha zonat e banuara, shtëpi, makina, njerëz dhe vetëm në det është shuar. Njerëzit nuk kanë pasur asnjë ndihmë, por vetëm duke u larguar. Por janë gjetur edhe të mbytur në det, 2 gra dhe një fëmijë në përpjekje për t’u larguar janë mbytur. Ajo që është më tragjike është se çdo gjë ndodhi për 3-4 orë. Forcat policore dhe zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, por ato qe do të gjenden do të jenë vetëm viktima,” tha gazetarja e BW.