fbpx

Aktualitet

Zjarret në Kaliforni, Trump kërcënon se do ndalë fondet





               Publikuar në : 18:00 - 04/11/19 |
mapo.alm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kërcënoi se do të ndërpresë fondet federale për zjarret në Kaliforni.


Afro 100,000 hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarret e javëve të fundit në këtë vend, ndërsa mijëra njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë.



Trump, përmes një postimi në Twitter, fajësoi guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, duke thënë se ka bërë “punë të tmerrshme në menaxhimin e pyjeve”.Disa nga zjarret këtë vit kanë djegur zona të paparashikuara.


“Çdo vit, kur Kalifornia digjet, ndodh e njëjta gjë dhe ai kërkon ndihmë nga qeveria federale. Nuk ka më”, shkroi Trump në Twitter.

Newsom, i cili ka qenë shumë kritik ndaj politikave mjedisore të Trumpit, u përgjigj duke thënë se presidenti “nuk beson në ndryshimet e klimës”.

Sipas një studimi të Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA, temperaturat e rritura për shkak të ngrohjes globale po shkaktojnë zjarre të mëdha në Kaliforni, pavarësisht se sa i lagësht ka qenë dimri i mëparshëm. Presidenti Trump ka bërë një kërcënim të ngjashëm edhe vitin e kaluar, kur zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Kalifornisë kanë lënë të vdekur së paku 86 njerëz.


Etiketa: , , , , ,

Pas