Aktualitet

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: Asnjë qytetar i rrezikuar, 200 efektivë të FA janë në terren








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:17 - 04/08/20 |
mapo.al

Ministria e Mbrojtes informon median mbi situatën e zjarreve në Shqipëri.


200 efektivë të Forcave të Armatosura janë në terren dhe asnjë qytetar i rrezikuar. Deri më tani, 10 vatra zjarri të cilat janë aktive dhe po monitorohen njofton Ministria e Mbrojtjes.


Ministria e Mbrojtjes thotë se janë 3 vatra zjarri në qarkun e Dibrës të cilat janë shuar.


Qëndra Kombëtare Operacionale e Mbrojtjes Civile bën me dije se në Lezhë janë aktive 4 vatra zjarri, në njësinë administrative Shëngjin, zona Rëra e hedhur-Maja e Zezë dhe po punohet për izolimin e tyre. Zjarri në malin e Kakarriqit është izoluar pothuajse totalisht. Ndërsa në Rubik, në fshatin Katund i Vjetër, vatra ka intensitet të ulët dhe është nën monitorim.


Në Elbasan ka patur një vatër zjarri në Gramsh në fshatin Siman, k. Policia ka nisur hetimin për shkaqet e zjarrit. Në fier nga 3 vatra, 2 tashmë janë lokalizuar dhejanë drejt përmirësimit. Situata është nën kontroll edhe në fshatin Hekal në Mallkastër, ku u raportua për zjarr në sipërfaqe me shkurre ullishte dhe pemtari.


Vështirësi ka paraqitur terreni në njësinë administrative Terpan në pyllin e Ballollit në Berat, por zjarri nuk përbën rrezik për komunitetin, pasi ndodhet larg zonave të banuara.

 


Etiketa: , ,

Pas