Aktualitet

Zjarret, reagon Meta: Situata shqetësuese, të mbrohet jeta e qytetarëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:29 - 03/08/20 |
mapo.al

Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve që kanë rënë në vendin tonë.


Meta nxit autoritetet si vendore ashtu edhe qendrore që të marrin masa menjëherë për të neutralizuar çdo vatër zjarri.


Meta shton se duhet të punohet që të eliminohet rreziku për jetën e qytetarëve.


Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.


Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve“, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Presidencës.


Etiketa: ,

Pas