Një zjarrfikës nga Tajlanda ka demonstuar në një video se si njerëzit të mbrojnë veten nga sulmi i një pitoni helmues. Phinyo Pukphinyo është zjarrfikës dhe kapës gjarpërinjsh në Bangkok, prandaj ai lejoi zvarranikun rreth 4.2 metra ti rrethonte trupin.
Ndonëse rrezikonte jetën, 49-vjeçari ishte i bindur që do ti mësonte të gjithëve se si të mbrohen në çdo rast. Videoja zgjat 1:42 sekonda dhe është konsideruar shumë e vlefshme për vendet ku gjarpërinjtë janë të zakonshëm.
Phinyo zbuloi se merr më shumë se 15 telefonata në ditë për të shpëtuar njerëzit nga gjarpërinjtë. Atij i është dashur të merret me lloje të ndryshme gjarpërinjsh. Njëherë që u kafshua, kaloi tre muaj në spital.