Ka ende shpresë për jetë. Një prej zjarrfikësve italianë, të përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit në rrënojat e banesave të shembura në Durrës, ka deklaruar se po bëhet gjithçka që është e mundur për të shpëtuar 6 anëtarët e familjes Lala, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tërmeti i rëndë që goditi vendin në orët e para të ditës së djeshme.
“Jemi 160 zjarrfikës italianë, të specializuar në kërkimin poshtë rrënojave. Do të vijnë edhe të tjerë. Ka ende kohë, në Akuila kemi shpëtuar njerëz që kishin 72 orë nën rrënoja. Gjithmonë punojmë me objektivin për të shpëtuar njerëz”-është shprehur zjarrfikësi për A2, duke iu referuar tërmetit shkatërrimtar të tre viteve më parë, që solli si pasojë vdekjen e mbi 120 personave dhe plagosjen e qindrave të tjerë në Italinë Qendrore.