Petrit Ndoj dhe Dava Ndoj humbën jetën në fshatin Breg të Pukës, pasi banesa e tyre u përfshij nga zjarri. Në shtëpi jetonin edhe dy të moshuar, si dhe dy fëmijët e çiftit Ndoji. Sipas policisë fëmijët po flinin në katin e parë, ndërsa prindërit e tyre në katin e dytë. Sapo kanë parë zjarrin fëmijët kanë dalë jashtë nga dritarja si dhe kanë thirrur prindërit, por Petrit e Dava Ndoj 40 dhe 35 vjeç, nuk arritën të dilnin nga banesa duke gjetur vdekjen. E gjithë familja ishte në gjumë në momentin që banesa u përfshij nga flakët dhe të parët që panë zjarrin ishin fëmijët.
Sipas zjarrëfikësve zjarri ka rënë në katin e parë të banesës. Ndërkohë Pal Gjoni, i moshuari i familjes tregon momentin që pa zjarrin, si dhe thirri djalin e tij, por ai nuk iu përgjigj.
“Kam dëgjuar tjegullat që kërcisnin kur me doli gjumi. Jam zgjuar shpejt, kisha hallin e fëmijëve. I kam thirrur djalit qe të nxirrte gruan që e kam të paralizuar. Ai nuk mu përgjigj kurrë më. U gëzova kur pashë që fëmijët ishin në oborr. Ajo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë askujt”, tha Pal Gjoni.
Çifti i të moshuarve është strehuar në një shtëpi tek të afërmit në fshat, ndërsa katër fëmijët pas mjekimit janë dërguar tek të afërmit e nënës së tyre. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Banesa që u dogj dhe Pal Gjoni, kryefamiljari
Lexo edhe: