Rëndohet bilanci i zjarrit të rënë një ditë më parë në një fabrikë tullash në Maminas.
Punonjësi i lënduar nga zjarri, B.B, 57 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, mëngjesin e sotëm.
Policia ka arrestuar përgjegjësin teknik të fabrikës B.Z, 67 vjeç, banues në Tiranë, për mosrespektim të masave të sigurisë në punë.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë.