Një i plagosur është shënuar nga zjarri që ra në një fabrikë tullash në aksin dytësor Maminas-Shijak. Burime nga Policia bëjnë me dije se i lënduari është një 57-vjeçar me iniciale B.B banues në Tiranë.
Nga po të njëjtat burime mësohet se i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Francez në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Shijak/ Informacion paraprak
Në vijim të informacionit të dhënë mbi zjarrin e rënë në fabrikën e re të tullave në Maminas, Shijak është lënduar nga zjarri, shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE
Maminas – Përfshihet nga flakët fabrika e tullave, evakuohen punonjësit