Personi në foto, është Arjan Sala 33 vjeç, shefi i sigurisë i cili ka mbetur i bllokuar në magazinën që u përfshi nga flakët te kthesa e Kamzës, dy ditë më parë.
I riu, baba i një fëmije, ka humbur kontaktet me familjarët prej dy ditësh. Ende asnjë shenjë. Zjarri vijon të jetë aktiv, edhe pse automjetet e shërbimit zjarrfikës vijojnë prej mbrëmjes së mërkurë në përpjekje për të neutralizuar flakët.
Në media raportohet se Arjani ka shpëtuar rreth 20 persona të tjerë që punonin në magazinë, por duket se nuk ka dalë dot vetë nga aty.
Ai hyri brenda godinës sapo dëgjoi aktivizimin e alarmit të zjarrit.
Kreu i repartit të zjarrfikëseve pohoi se ende nuk ka gjurmë të 33-vjeçarit, ndërsa kërkimi i tij bëhet i vështirë për shkak të tymit të madh që është në ambientet e brendshme të magazinës.
LEXO EDHE:
“Hero, model mes nesh” – Reagimet në rrjet për fatin tragjik të Arjan Salës