Elbasan-Policia e Elbasanit ka ndaluar një 47-vjeçare, e cila dyshohet se mban përgjegjësi për zjarrin që shpërtheu dje në pyjet e fshatit Mengël dy ditë më parë dhe ku u shkrumbuan krejtësisht 2 hektarë me shkurre e pyje. Uniformat blu të këtij qyteti ndaluan Hajrije Bardhin me banim në këtë fshat, pasi nga të dhënat paraprake rezulton se është shkaktare e këtij zjarri. Gruaja ka dhënë shpjegimet e nevojshme në polici. Ndërkohë, prokuroria ka ngritur akuzën e “djegies së pronës me zjarr”. F.S.