Kryesore

Zjarri në MSH/ Bardhi-Manastirliut: Nesër bëjmë publike provat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:45 - 09/05/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila mohoi të kishte rënë zjarr në Ministri, pas denoncimit të Lulzim Bashës.


Bardhi thotë se PD ka prova që Manastirliu ka djegur dokumentet e tenderave dhe provat për këtë dhe do t’i bëjë publike ditën e nesërme.


“Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër”, shprehet Gazment Bardhi.


Reagimi
Fronti i vjedhjes me tendera sekret vazhdon avazin e gënjeshtrës! Asgjë e re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjedhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie.


Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër.

Fakti që Ministrja gënjen për zjarrin duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djegies. Ajo gabon rëndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga burgu.

Ogerta Manastirliu boll nxorre tym nga koka dhe gënjeshtra nga goja. E kuptojmë që ky skandal të djeg shumë. Ky është zjarr që të çon në burg dhe nuk e shuan dot me ujë!

LEXO EDHE:

Tenderat sekretë, Basha: Zjarri në godinën e MSH, po shkatërrojnë provat e korrupsionit


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas