Aktualitet

Zjarri në spitalin e Rio de Janeiro, shkon në 11 numri i të vdekurve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 13/09/19 |
ro ot

Një zjarr përfshiu spitalin Badim në Rio de Janeiro një ditë më parë, duke shënuar fillimisht 9 viktima, por së fundmi raportohet se numri i të vdekurve ka shkuar në 11. Zjarri ra në një nga dy zonat e spitalit Badim, një strukturë private në lagjen e Tijuca, në zonën veriore të Rio, ku ishin shtruar rreth njëqind pacientë.


Në një deklaratë për shtyp, përgjegjësit e spitalit kanë informuar që zjarri ra për shkak të një qarku të shkurtër në një gjenerator elektrik në godinën e vjetër, e ndërtuar 19 vjet më parë dhe tymi me shpejtësi mbuloi të gjithë ndërtesën.


Pacientët u evakuuan në godinën e dytë të spitalit, e inauguruar vitin e kaluar, thuhet në njoftim. Sipas zjarrfikësve, zjarri ra mbrëmjen e kaluar, por ende nuk është bërë një kontroll i detajuar i vendit të ngjarjes.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut - 39 viktima dhe 1.237 raste të reja në 24 orë


Lexo edhe: 


Spitali privat përfshihet nga flakët, 9 të vdekur (VIDEO)



Etiketa: , , , , , , ,

Pas