Kronika

Zjarri që tronditi Komunën e Parisit në Tiranë, mund të kishte qënë me pasoja të rënda





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:46 - 03/06/20 |
mapo.al

Zjarri në papafingon e një vile 4 katëshe, në Komunën e Parisit, pranë Kompleksit Dinamo, do të kishte qënë me të vërtetë i rrezikshëm dhe me pasoja të rënda, nëse do të kishte ndodhur paradite.


Kjo vilë, është një kopsht privat, dhe shumë i frekuentuar. Ka ambjente të jashtme me lojëra dhe shpesh aty kalojnë kohën në kafen ngjitur edhe banorë me të vegjlit e tyre.


Për fat, zjarri ka ndodhur pasdite vonë, kur kopshti dhe kafja ngjitur me të, ishin mbyllur. Banorët kanë mësuar nga hetimet fillestare të zjarrfikësve dhe policisë, se shkaku i zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike. 4 zjarrfikëse rrethuan godinën dhe lagjen aty, ku u bllokua qarkullimi për gati 1 orë.


Kjo ngjarje, për fat pa pasoja, sjell edhe një herë në vemendje, mungesën e standarteve të sigurisë në ambjentet që janë kthyer në shkolla, kopshte apo çerdhe private, dhe na kujton nevojën e kontrolllit e mbikqyrjes së tyre, për të parandaluar tragjedi në të ardhmen.


Nga fotoja kuptohet qartë se papafingoja e katit të fundit, është shkrumbuar e gjitha, dhe vila është praktikisht tashmë, 3 katëshe.

<
>
zjarri tirane 036566c1-05e9-45e0-b36f-a3374d3e0218 39bca394-2b86-42df-a4b0-6f5fe07d5216 b73c1751-81db-4a70-abcc-86a8ef795982 e7a4f5af-a7dd-481b-8044-340e87d893fd

LEXO EDHE: 

Zjarr në një kopësht fëmijësh në Tiranë (Foto+Video)

 

 


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas