Aktualitet

Zjarri te qendra tregtare – Thirrja e Metës: Kërkoni ndihmë nga vendet partnere














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:16 - 26/03/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zjarrin që përfshiu dy ditë më parë magazinën e një qendre tregtare në hyrje të Tiranës.






Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të ndërpresin aktivitetet politike dhe të marrin përgjegjësitë e tyre që i takojnë me ligj. Kujtojmë se nga zjarri rezulton i zhdukur një 33-vjeçar, shefi i Sigurisë.


Kreu i shtetit thekson se nëse është e nevojshme, të kërkohet ndihmë nga vendet partnere.







REAGIMI I METËS
Alarm për institucionet shtetërore!




Prej pasdites së 24 marsit 2021, një tragjedi e vërtetë po ndodh vetëm 3 km larg nga qendra e Tiranës, në ambientet e një biznesi privat, të përfshirë nga flakët, që ende nuk janë shuar.



Sipas të dhënave paraprake një qytetar, me detyrën Përgjegjës i Sigurisë, dyshohet edhe për një shtetas të dytë, kanë mbetur të bllokuar në magazinat e katit të nëndheshëm, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit llogaritet në shifra tepër të larta.

Duke shpresuar, që kjo ngjarje e rëndë të marrë fund me sa më pak pasoja, u bëj thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike, të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të kryejnë me përgjegjshmëri të lartë detyrën e tyre.

T’u kërkohet ndihmë vendeve partnere nëse ne nuk i kemi kapacitet për ta menaxhuar këtë situatë, por qëndrimi duarkryq është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze!

1


Etiketa: , ,

Pas