Kryesore

Zjarri te Shëndetësia/ Manastirliu: E-mail i vjetër, incidenti u shkaktua nga një punonjëse





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:36 - 10/05/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë reagon menjëherë pasi Partia Demokratike publikoi një email zyrtar të këtij institucioni, që konfirmonte rënien e zjarrit në zyrën e prokurimeve.


MSH mohon sërish që të ketë rënë zjarr në institucion, duke i cilësuar akuzat e PD si qesharake, ndërsa thekson se emaili i është drejtuar stafit të ministrisë, pas një ncidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.


Ishte ish-deputeti Bardh Spahia që ka nxjerrë një email të Ministrisë së Shëndetësisë, qe e pranon vetë se në godinën e saj ra zjarr, pikërisht në katin e katërt, aty ku ndodheshin dokumentet e tenderave.


Njoftimi:


“”Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni. Duke bërë publik këtë email, i cili dërgohet rëndom nëpër institucione për t’u tërhequr vëmendjen punonjësve, PD ka demonstruar edhe një herë se protokollet e sigurisë dhe masat disiplinore në MSHMS, funksionojnë më së miri.

Sikundër e kemi deklaruar që në krye të herës, Ministria e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë. Njëkohësisht, i bëjmë në mënyrë të përsëritur thirrje PD që të ndalë fushatën e shpifjeve dhe të presë me durim fjalën e drejtësisë!

LEXO EDHE: 

PD publikon emailin, Ministria e Shëndetësisë tregon vetë që ka rënë zjarr


Etiketa: , , ,

Pas