fbpx

Sport

Zlatan në dilemë, tjetër skuadër në garë për suedezin





               Publikuar në : 16:50 - 03/11/19 |
mapo.al

Tjetër destinacion për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic.


Pas zërave që e lidhën me kalimin në Spanjë, Milan ishte klubi i radhës që shfaqi interes për suedezit. Gjithsesi, këto pista nuk janë të vetme për Ibrahimovic. Sipas asaj që raporton “Marca”, 38 vjeçari ka ngjallur interesin e një tjetër ish skuadre të tij. B



ëhet fjalë për Manchester United. “Djajtë e kuq” kërkojnë forca të reja në repartin e avancuar dhe Ibrahimovic mund të jetë ai i duhuri. Sulmuesi do largohet nga Los Angeles Galaxy në fund të dhjetorit dhe do të ishte një lojtar i lirë në vitin e ri 2020.


Skenar që pëlqehet tej mase nga United, ku reparti i sulmit ka pësuar ndryshime drastike gjatë merkatos së verës. Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez u larguan drejt Interit dhe gjasat janë që në verën e vitit 2020, kiliani të vishet zyrtarisht zikaltër.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas