Aktualitet

Zmadhohet drama, me Kobe Bryant ishte dhe vajza e tij Gianna 13 vjeç





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 22:25 - 26/01/20 |
mapo.al

Të tjera detaje tronditëse po dalin nga aksidenti fatal që ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në shtetin e Californias, SHBA, ku nga rënia e helikopterit privat, ka gjetur vdekjen legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, 41 vjeç.




Mediat amerikane raportojnë se bashkë me Kobe ishte dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna, e cila po ashtu ka humbur jetën. Mësohet se ata po shkonin për të ndjekur një ndeshje basketbolli, pasi Gianna kohët e fundit ishte angazhuar shumë në këtë sport.


Po ashtu, në helikopter ishte dhe një shoqe e 13 vjeçares dhe dy të afërm të saj.

Bryant ishte shprehur se kishte rinisur të ndiqte çdo ndeshje basketbolli prej faktit qe vajza e tij e kishte me pasion dhe po luante mjaft mirë.

Bryant ishte baba i 4 fëmijeve. Bota e sportit në Amerikë dhe me gjerë është në zi.

<
>
B5B69F59-3019-427F-894D-75A4367FB709 615121FF-1C5A-4CD7-8A1D-6EEF056CB172 13105AFC-C3A1-4AA7-9A24-3E0CFD05D0AB 53550399-5F51-429C-B6E4-6FCBD5680DD7 C54E6ACB-1BB5-435E-86D6-64D1F444D66E 38F80E1B-B297-4BB9-BC4D-B1A88ABC436F Kobe dhe Gianna

LEXO EDHE:

Tronditet bota e NBA, humb jetën Kobe Bryant, u aksidentua me helikopter (FOTO)


Etiketa: ,

Pas