ShowBiz

Zonja e parë e Francës: Burri im? Ndonjëherë më i vjetër se unë






               Publikuar në : 17:14 - 25/06/19 |
mapo.al

Brigitte Macron ka dhënë një intervistë së fundmi për “Radio RTL”, ku ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhënien me bashkëshortin dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.


Ajo e konsideroi atë si personin më të afërt, me të cilin ndan çdo gjë nga përditshmëria. “Jemi të pranishëm në jetët e njëri-tjetrit 24 orë në ditë, por jemi gjithashtu edhe një çift i drejtpërdrejtë. Ja themi të gjitha ato që mendojmë njëri-tjetrit, edhe kur nuk janë shumë të mira. Mëngjesin dhe darkën e hamë gjithmonë bashkë”-tregoi Zonja e Parë e Francës.

Brigitte nuk ngurroi ta cilësonte të shoqin më të vjetër se veten, gjithmonë duke iu referuar arsyetimit të tij. “Emmanuel ndonjëherë është më i vjetër se unë, sigurisht më i arsyeshëm. S’kaloj një ditë pa qeshur me të”-tha Brigitte, e cila është 25 vite më e madhe se ai.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas