Tuesday, June 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Zoran Zaev shtyn dorëheqjen si kryeministër: Të ruajmë shumicën në Kuvend

by mapo.al
10/11/2021
in Aktualitet, Rajoni
0

Zoran Zaev ka shtyrë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe i kryetarit të Lidhjes Social Demokrate (LSDM).

Zaevi kishte paraqitur dorëheqjen më 31 tetor për shkak të humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale, shkruan REL.

Ai dorëheqjen nuk e kishte dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbrëmjen e 9 nëntorit, organet më të larta të LSDM-së vendosën që dorëheqja e Zaevit të shtyhet, për shkak të siç u tha, “gjendjes në të cilën ndodhet vendi”.

“Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi, Komiteti Qendror i partisë vendosi që të shtyhet dorëheqja. Organet e partisë vendosëm njëzëri shtyrjen e dorëheqjes deri në zgjidhjen e gjendjes në vend. Pas shumë vitesh regjim, shteti është ndërtuar mbi vlera të vërteta demokratike dhe liridashëse me parime të bashkëjetesës. LSDM-ja po ngrihet në lartësinë e asaj detyre dhe do të punojë në interes të qytetarëve”, ka deklaruar Pero Kostadinov, anëtar i kryesisë të LSDM-së.

Ai nuk saktësoi se për sa kohë do të shtyhet dorëheqja e Zaevit, por tha se Maqedonia e Veriut ndodhet para sfidave të mëdha, përfshirë dhe pritjet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Kostadinov nuk foli as për nismën e opozitës për mocionin e votëbesimit të qeverisë apo nëse shumica ka vota të mjaftueshme për t’i mbijetuar mocionit.

Seanca e kuvendit është caktuar për të enjten, por jozyrtarisht bëhet e ditur se ajo mund të shtyhet për të shtunën për shkak të një nisme të re.

Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE më 8 nëntor njoftoi se ka siguruar nënshkrimet e 61 deputetëve për votimin e mosbesimit të qeverisë, por njëri nga deputetët, Skënder Rexhepi nga partia Alternativa tërhoqi nënshkrimin me arsyetimin se nuk dëshiron të jetë pjesë e kësaj nisma ku bënë pjesë edhe “E Majta”, që akuzohet nga partitë shqiptare dhe LSDM-ja për qëndrimet anti-perëndimore dhe anti-shqiptare.

VMRO-DPMNE-ja i ka ofruar deputetit Rexhepi 19 deputetë të saj që të ndërmarrë një nisme pa partinë “E Majta”.

Për këtë çështje pritet që gjatë 10 nëntorit të sqarohen pozicionet e palëve kur edhe do të dihet nëse seanca do të mbahet të enjten apo të shtunën.

Për rrëzimin e qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Tags: dorëheqjamaqedoni e veriutZoran Zaev

JU SUGJEROJME

Aktori i njohur Ben Stiller takon presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky
Bota

Aktori i njohur Ben Stiller takon presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky

20/06/2022
Rama darkon në shtëpinë e Pacollit
Aktualitet

Rama darkon në shtëpinë e Pacollit

20/06/2022
Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
Bota

Zelensky: Afrika është “peng” i agresionit rus

20/06/2022
Bllokohet teleferiku, turistët zbresin me litar (VIDEO)
Bota

Bllokohet teleferiku, turistët zbresin me litar (VIDEO)

20/06/2022
Next Post
FOTO/ Meta pret në takim deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë

FOTO/ Meta pret në takim deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Aktori i njohur Ben Stiller takon presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky
  • Artan Hoxha: Agim Kajmaku vëzhgohej nga policia prej kohësh
  • Rama darkon në shtëpinë e Pacollit
  • Bie zjarr në një banesë në Tiranë
  • Zelensky: Afrika është “peng” i agresionit rus



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In