Kronika

Zotëron disa restorante, dhunohet barbarisht në mesnatë biznesmeni në Tiranë…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:33 - 19/09/18 |
mapo.al

Një biznesmen në Tiranë ka mbetur i lënduar, pasi persona ende të paidentifikuar e kanë dhunuar.






Ngjarja e rëndë ndodhi në prag të mesnatës në rrugën ‘Merdar Shtylla’ në Komunën e Parisit.


‘BalkanWeb’ raporton se biznesmeni Andrea Zoga, i cili ka disa aktivitete në Tiranë (restorante dhe fast-foode), ka marrë plagë në kokë dhe trup.







Gjatë dëshmisë së tij, biznesmeni tha se 4-5 persona i kishin zënë pritë pranë shtëpisë me një makinë tip ‘Golf’ dhe më pas ata e kanë dhunuar. Fill pas ngjarjes, Zoga është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm.



Mësohet se më herët biznesmeni ka denoncuar kërcënimet ndaj tij, por çështja u pushua nga prokuroria. ‘BalkanWeb’ mëson se për ngjarjen e sotme, biznesmeni nuk ka bërë denoncim në polici.



1


Etiketa: , ,

Pas