Është njerëzor, i pashmangshëm, por edhe shumë tinzar, ai mekanizmi psikologjik, të cilin psikologët e quajnë “shifting baselines”. I përkthyer lirisht, shifting baselines nënkupton një ndryshim gradual, pa vënë re prej nesh, të pikave të referimit që na kanë shërbyer për të vlerësuar një person apo një fenomen. Shifting baselines është produkt i aftësisë sonë të jashtëzakonshme për t’u përshtatur. Spostimi i vazhdueshëm i kufirit të normalitetit na ruan nga dëshpërimi. Askush prej nesh nuk besoj se vazhdon të mbajë pikë referimi moshën 20-vjeçare kur gjykon gjendjen e tij trupore në moshë të thyer; gradualisht vijmë dhe mësohemi me brishtësinë tonë fizike, duke i shtyrë kufijtë e “normales”.
Shifting baselines, aq sa na ndihmon për ta ruajtur normalitetin tonë psikik, aq është e dëmshme si dukuri në raportin e individit me pushtetin apo me natyrën. Në raport me pushtetin, shifting baselines prodhon qytetarë të bindur ndaj çdo abuzimi të pushtetit, ndërsa në raport me natyrën, qytetarë totalisht indiferentë ndaj shkatërrimit të saj. Kam përshtypjen se edhe rehabilitimi i figurës së diktatorit Enver Hoxha po shfrytëzon pikërisht këtë mekanizëm të pashmangshëm të natyrës njerëzore. Për nja dy dekada, për Enver Hoxhën nuk flitej. Pak nga pak, figura të ndryshme publike filluan të hidhnin, të shpërndara në kohë, tezat naive se “disa të mira i kishte ai regjim”, se “ndërtoi disa vepra publike”, se “zhduku analfabetizmin”. Në mënyrë sporadike, herë në ekrane prestigjioze televizive, e herë në emisione periferike, filloi të shfaqej e veja e diktatorit me ligjërimin perfid të bashkëshortes, e cila e fton publikun të shohë tek Enver Hoxha, përtej figurës së diktatorit gjakpirës, edhe një burrë e bashkëshort të mirë e të përkushtuar. Pak më vonë, disa veteranë filluan të shfaqen nëpër cepa mitingjesh me portretin e diktatorit. Aktualisht, historianë të ndryshëm po përpiqen të krijojnë një narrativë të re për vlerësimin e figurës së diktatorit. Dhe, tani, të inkurajuar nga kryeministri Rama, i cili deklaroi se nuk kishte ndërmend “t’u dërgonte policinë për t’ua arrestuar ëndrrat”, veteranët nostalgjikë, krenarë e të shëndetshëm, po shfrytëzojnë çdo rast për të dalë hapur shesheve, me portretin e diktatorit lart. Kujdes, zoti kryeministër! Shifting baselines në veprim!
Çështja në fjalë ka edhe një aspekt moral, zoti Kryeministër! Në sheshet e Tiranës ka diçka që nuk shkon! Orwell e quan “doublethink” rastin, kur një individ është në gjendje të mbajë në kokën e tij dy mendime kontradiktore dhe t’i besojë ato njëkohësisht. Të varësh portretet e viktimave të diktatorit Hoxha në bulevard dhe, disa javë më pas, të lejosh kapardisjen e portretit të diktatorit disa metra më tutje, do të thotë të jesh viktimë e pastër e “doublethink”-ut. “Who are you, and if so, how many?”
Më thuaj Z. Kryeministër, si do të çliroheni nga barra e rëndë që keni marrë mbi supe? Si do t’u shpëtoni brirëve të dilemës torturuese? Nga njëra anë, ndërgjegja Juaj ju shtyn të mos u “dërgoni nostalgjikëve të Enverit policinë në ëndrrat e tyre”. Nga ana tjetër, mos harroni se keni edhe ëndrrat e atyre mijëra të vrarëve e internuarve, që vdiqën me shpresën se koha e diktatorit s’do kthehet më kurrë. Zoti kryeministër, më duhet një polici për të ruajtur të paprekura ëndrrat e tim eti dhe të bashkëvuajtësve të tij!
Shume i menduar dhe konkret,. Me keqarhje shoh se asnje nuk ben nje koment! E çuditeshme me ne shqiptaret gjithe bota ish komuniste, e hodhi diktaturen e vjeter si nje lecke te ndyre dhe i vjen turp se si e pranuan, kurse ne te habiteshmit nuk bejme asgje kunder saj! Jemi te mire vetem per tu joshur nga rrenat e aleances se qelbesirave, dhe te shitemi fare lire per ndonje lek a nje thes me miell !! (Pak histori ) Ne nje rrethim te nje keshtjelle, Napoleon Bonaperti, kalkuloi se keshtjelln e merte me sulm; por kjo keshtjelle ishte e mbrojtur shume mire, e aty Napoleoni si strateg i madh qe ishte e kuptoi qe humbjet do te ishin te medha. Per kete ai dergoi nje dy gjenerale te tije qe te dialogonin me komandantin e keshtjelles, duke i premtuar para qe te leshonte keshtjellen pa lufte, sipas porosise se Napoleonit.. Gjeneralet vajten dhe u kethyen pa marreveshje; duke i thene Perandorit qe ; kaomandanti i keshtjelles nuk shitej per asnje shume parash; Napoleoni ju tha shkoni eshe nje here e jepini sa te doje. Ata shkuan per se dyti dhe u kthyen me lajmin e mire se komandanti, duke pare qe mund ti rresitonte ushtrise per nje kohe, por jo per shume, e duke e ditur qe do humbte; pranoi oferten e shmangu luften. Kur u kethyren gjeneralet dhe i thane Napoleonit se komandantin e keshtjelles e kishin bindur per nje shume te madhe parash; ai ju pergjigj: ” Nuk ka njeri qe nuk shitet, por varet se sa ja ve çmimin vetes ! Ps: nuk besoj qe komandanti austriak eshte shitur per nje thes miell !