Aktualitet

Zoti President! Dekreto zgjedhjet e pjesshme vendore!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:00 - 12/01/22 |
Nga Alban Zeneli

Datat kane rendesi historike e arsyet jane te ndryshme duke filluar nga festat e pagane, fetare, historike por dhe ato me sfond nga politika apo te grupeve etnike e sot dhe ato data me grupe te caktuara me prirje te reja kundrejt te drejtave te familjes e percaktimit seksual.






Por opinioni publik njohu data si 11 e 18 dhjetori 2021, e 8 janari 2022, te treja per te treguar se pavaresisht pritshmerive, asgje nuk ka ndryshuar. Para tyre, kemi nje Opinion te ndare ne baze te preferencave politike te interesave e ne fund te tifozllekut qe ne e kemi me teprice. Keto data normal qe kane rendesine e tyre e nuk dua te analizoj as “humbesit” e “fituesit”, kategori qe ndoshta jane, por ajo qe me shqeteson eshte memorja e shkurter qe ne shqiptaret kemi ne lidhje me datat. Ka filluar viti i trete i zgjedhjeve vendore te 2019 e po afrohet mbarimi i mandatit te drejtuesve “Iegjitim” pa “legjitimitet” sipas raportit te VENEZIA-s dhe 5-6 njesi, nuk e kane as kete “legjitimitet “ te “palegjitimuar” por jane ne kundershti absolute me ligjin, vullnetin e qytetareve dhe me vendimin e GJK. Me date 18.01.2022 eshte seance ne GJK me kerkese te Parlamentit, per shkarkimin e Presidentit te Republikes. I bej thirrje kreut te shtetit, qe pavaresisht mendimit si President i Republikes e pavaresisht dekreteve te tij te “ligjshme“ a te “pa ligjshme“ te ushtroje detyren e te dekretoje mundesisht brenda dates 18/01/2022 zgjedhjet e pjeshme ne ato bashki ku qytetaret jane te paperfaqesuar per arsye nga me te ndryshmet, duke filluar nga i ndjeri qe humbi jeten e deri tek ish te zgjedhur te denuar nga organet ligjzbatuese perendimore, qe humben postin per shkak te dekriminalizimit.


Datat 8,11,18 qe kaluan, kane rendesine e simboliken e tyre por data 18/01/2022 do te kete dhe me shume vlere nese Presidenti i Republikes do te dekretoje zgjedhjet e pjesshme vendore. Me pas, do te shohim dhe teatrin e forcave politike te aktoreve te rinj e te vjeter e nuk do te kemi lufte per vula por do te jene qytetaret e ketyre bashkive qe do te thone fjalen e tyre.







Rama, Berisha, Basha, Kryemadhi, Mediu, Patozi, NISMA e subjekte politike apo individe kane te drejten te konkurojne e do kemi nje vullnet real te njerezve se kujt i besojne per ti qeverisur.
Zoti President!
Dekreto zgjedhjet e pjesshme vendore!




88





CLOSE
CLOSE
Pas