Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti socialist Ulsi Manja ka ironizuar me Ilir Metën për paralajmërimin e tubimit më 2 mars dhe thyerjen e grushtit të shtetit.
Manja i bën apel ”Presidentin dhe Metës” që të qetësohen, të ulin gjakrat dhe të bashkëpunojnë.
STATUSI I ULSI MANJËS
Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës! Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë. Duhet qetësi!