fbpx

Bota

Mike Pence, vizitë të panjoftuar në Irak





               Publikuar në : 10:34 - 24/11/19 |
mapo.al

Nënpresidenti amerikan Mike Pence bëri një vizitë të panjoftuar për t’u takuar me trupat amerikane në Irak. Pasi zbriti në bazën ajrore Al-Asad në Irakun perëndimor, zoti Pence, i shoqëruar nga bashkëshortja Karen Pence, u takua me anëtarët e shërbimit amerikan të cilët janë të stacionuar atje, vetëm disa ditë para festës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara.


Pence u takua gjithashtu, presidentin e rajonit të Kurdistanit në Irak, Nechirvan Barzanî. Takimi ishte një përpjekje e dukshme për të siguruar kurdët irakianë për mbështetjen e amerikane pasi vendimi i Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Siria veriore solli kritika se Uashingtoni kishte tradhtuar aleatët e tij kurdë atje.



Pence dhe bashkëshortja e tij darkuan me trupat amerikane, duke shijuar një vakt tradicional të ditës së Falënderimeve.


Nënpresidenti gjithashtu mori informacione të klasifikuar nga ushtria amerikane dhe foli përmes telefonit me kryeministrin e Irakut Adel Abdul Mahdi.

Vizita e zotit Pence vjen mes protestave të dhunshme antiqeveritare që shpërthyen në tetor. Të premten, tre njerëz u vranë dhe më shumë se 24 u plagosën ndërsa forcat irakiane të sigurisë u përleshën me protestuesit në Bagdadin qendror./VOA/

Mike Pence

Mike Pence


Etiketa: , ,

Pas