Aktualitet

Zvicër/ Zhduket pa lënë gjurmë fëmija shqiptar (Emri)






               Publikuar në : 14:07 - 24/05/19 |
mapo.al

Një fëmijë shqiptar 4-vjeçar ka humbur ditën e djeshme në Zvicër. Kjo gjë ka shkaktuar alarm te autoritet policore të cilët kanë nisur menjëherë kërkimin për gjetjen e fëmijës.


Siç raporton “Blick”, fëmija shqiptar me emrin Zenel ishte së bashku me nënën e tij, Burbuqe M., pranë një sheshi lojërash në Lenzburgerstrasse. Ai u zhduk dje pasdite pa lënë asnjë gjurmë.

“Zeneli ishte në shesh lojërash me fëmijët e tjerë, duke luajtur me ta dhe duke ngarë biçikletën e tij përgjatë bllokut. Pas rreth pesë xhirosh ai papritmas nuk u shfaq më. Gruaja ime menjëherë shkoi në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën e tij. Por nuk kishte gjurmë të Zenelit! Ajo kërkoi kudo, por nuk mundi ta gjente”- tha babai.


Etiketa: ,

Pas