Aktualitet

Zvicra insiston, por Bajrami do vetëm kombëtaren e Shqipërisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:33 - 01/04/21 |
mapo.al

Lajmi nga shtypi zviceran për Nedim Bajramin ishte si një rrufe në qiell të hapur për Shqipërinë.






Siç raportuan helvetët, FIFA e ka bllokuar aktivizimin e lojtarit me Shqipërinë pasi ai ka luajtur 4 ndeshje me Ekipin U19 të Zvicës mbi moshën 21-vjeçare, c’ka e ndalon atë të ndërrojë përfaqësuese edhe pse Shqipëria do të vijojë të luajë të gjitha kartat e tjera të nevojshme ligjore për ta patur talentin ne gjirin e kuqezinjve.


Për momentin Bajrami duhet të kënaqet me aventurën te Empoli ku po bën mjaft mirë por te Zvicra, që ia njohin mirë vlerat nuk i kanë humbur shpresat ende për një rikthim të lojtarit me fanellën e kuqe.







Kjo sepse lojtari ishte protagonist kryesor për ekipin në eliminatoret e Europianit duke i kualifikuar në fazën e grupeve.

Lexo edhe :  KE pranon certifikatën e vaksinës nga Shqipëria, kush mund të lëvizë lirshëm


Fantazisti në vend që të shkonte të luante ndeshjet e grupit të Europianit ai dëgjoi zemrën kuqezi për të veshur fanellën e Shqipërisë. Zvicra e do sërish, teksa zëdhënësi i Federatës helvete pohoi se dera për të nuk është mbyllur plotësisht, por Bajrami do Shqipërinë dhe rreziku më i madh është që lojtari mund të mos luajë më me asnjë përfaqësuese nëse FIFA e bllokon përfundimisht.



Beteja sapo ka nisur dhe për një lojtar si Bajrami që ka dëgjuar zemrën ia vlen çdo sakrificë nga FSHF dhe Shqipëria për të bërë të pamundurën për ta patur në skuadër një lojtar si ai.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas